Hana, vogëlushja e Mozzik dhe Loredanës feston sot ditëlindjen e saj të parë.
Teksa i uron të bijës ditëlindjen, Loredana bën një postim të ndjerë ku flet për vitin e trishtë që la pas, sëmundja e të ëmës, akuzat për mashtrim, vdekja e të atit dhe ndarja nga partneri.
“Është e pabesueshme sa shpejt kaloi një vit! Si ishte jeta ime gjatë këtij viti? Mami kishte kancer dhe për fat të mirë e mposhti. Babi im ishte duke dhënë shpirt teksa unë akuzohesha në media për mashtrim. Pas kësaj, babi u nda nga jeta. Më pas erdhi ndarja nga Mozzik. A duhet t’ju tregoj çfarë viti kam pasur? Një vit të trishtë, por në të njëjtën kohë pata vitin më të bukur sepse ekziston ti Hana. Shpeshherë mendoj nëse po e bëj gjithçka siç duhet apo nëse ja vlen të bëj kaq shumë para kur jeta personale është e kufizuar? Ne jetojmë me idenë se nesër është dita e fundit. Por megjithatë si supozohet t’i përmbush gjithë dëshirat e tua? Kush do të të ta blejë një qenush nëse ti e kërkon? Kush do të paguajë për Kopshtin Zoologjik nëse ti do të shohësh kafshët? Si supozohet të të ofroj gjithë të mirat nëse nuk bëj miliona? Ndoshta nuk duhen miliona që të shkosh në kopshtin zoologjik, por duhen miliona për të pasur një shtëpi. Të duhen para nëse do të jesh e pavarur nga të tjerët. Ti nuk e di kurrë si të vjen jeta. Ndoshta edhe ty do të duhet të martohesh, të bësh një bebe dhe të përfundosh e vetme me fëmijën tënd, që do të jetë jeta jote, rrahja e zemrës dhe fryma. Mos më keqkuptoni, i uroj vajzës sime të kundërtën e asaj që më ka ndodhur mua. Nuk mendoja kurrë se do të martohesha, do të ndahesha dhe do të përfundoja si nënë beqare, por të tregohem e sinqertë, ja kam dalë. Punoj dhe shfrytëzoj çdo sekondë që kam kohë të lirë me Hanën. Gëzuar ditëlindjen Hana, që tani madje vjen edhe në turin tim.”





