Përfundimi i mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ka sjellë edhe një vendim të rëndësishëm për partinë opozitare.

Në datën 13 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Vendimi është marrë nga anëtaret e kryesisë.

Është ky një propozim i ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi në mbledhjen e kryesisë.

Duket se kjo mund të jetë një zgjidhje e mesme, ndërkohë që mandati i kryetarit dhe strukturave aktuale përfundon në Korrik dhe nga ana tjetër anëtari i Kryesisë Kadilli, kishte kërkuar dorëheqjen e Bashës.