Do të rinisë sërish mblehja e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit në Kuvendin e Shqipërisë në orën 17:00 të pasdites së sotme.
Bëhet me dije se kjo është një mbledhje ceremoniale dhe pritet të votohet kryetarja e re e Kuvendit Lindita Nikolla.
Mësohet se Basha ka mbledhur sërish në selinë blu grupin parlamentar dhe mendohet që në qendër të diskutimit të tyre është të votojnë në bllok kundër Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.





