TIRANE – Bashkia e kryeqytetit ka bërë të ditur sot se vitin e ardhshëm në të gjitha shkollat e Tiranës do të vendosen kamera, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe garantuar sigurinë e fëmijëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, do t’i propozojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen e rradhës, akordimin e një fondi të veçantë për këtë projekt.
Dy vjet më parë në kuadër të projektit "Për një Tiranë të sigurt europiane" ministria e Brendshme përfshiu monitorimin me kamera të hyrjeve të disa shkollave të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës pritet ta shtrijë monitorimin me kamera në të gjitha shkollat.
Një vit më parë me iniciativën e zotit Basha nisi puna për vendosjen e sinjalistikës së posaçme nëpër shkollat e ekspozuara ndaj rrezikut të trafikut të makinave.