Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, po mbajnë një konferencë të përbashkët.

Fajon u shpreh se është shumë e rëndësishme që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa theksoi se vendi i saj është një mbështetëse e projektit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Politikania sllovene tha se vendi i saj është pjesë e projekteve zhvillimore në Shqipëri dhe një aleate e ngushtë e vendit tonë.

Fajon bëri me dije gjithashtu se vitin që vjen, Sllovenia do të ketë konsullatë në Durrës.