Belgjika ka regjistruar 303 vdekje të reja të lidhura me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar në 3,903 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Mediat belge shkruajnë se janë regjistruar 310 shtrime në spital, ndërsa 239 pacientë janë larguar nga spitali pasi janë shëruar.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 942 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në 30.589.

Që nga 15 marsi, 6,707 persona të infektuar kanë dalë nga spitali dhe janë shpallur të shëruar.

Nga 3,903 personat që vdiqën, 53% vdiqën në spital dhe 43% në një shtëpi pleqsh.

Sipas mediave belge, vdekjet në spital janë të gjitha rastet e konfirmuara të koronavirusit, ato në shtëpi pleqsh kanë të bëjnë me raste të konfirmuara ose raste të dyshuara.