Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 8092 vaksinime kundër COVID-19. Shifrat janë publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ministrja shprehet se bashkë me shifrën e sotme shkon në 697.039, numri i vaksinimeve të kryera që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Ndërkohë rastet e reja dhe numri i viktimave kanë ardhur duke u ulur përgjatë ditëve të fundit. Sot MSH njoftoi për 24 raste të reja dhe 2 viktima.