DURRES, 3 korrik 2013 – Rritet numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për pushimet e verës.
Mbi 3 mijë emigrantë kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit në 24 orët e fundit me 6 tragete.
Për të përballuar fluksin nga ana e policisë së kufirit janë marrë të gjithë masat e duhura, duke shtuar numrin e sporteleve, nga 8 në ditë të zakonshme, në 12 në kohë fluksi.
Përpunimi i të dhënave të udhëtarëve mëngjesin e sotëm, është bërë në një kohë të shpejtë dhe pa vonesa.
Sipas statistikave, vetëm në harkun kohor të 48 orëve të fundit kanë zbritur në portin e Durrësit mbi 5 mijë pasagjerë dhe 2500 automjete.
Në javët në vazhdim, porti i Durrësit do të përballet me një fluks edhe me të madh emigrantësh që do të kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





