Teuta i mbylli këto 8 javë kampionat shumë larg pritshmërive dhe vijnë me një moral të dobët. Ky pushim pritet t’i vijë në ndihmë trajnerit Edi Martini për të rregulluar sa të mundet diçka në skuadrën që ai e drejton prej pak javësh. Mbeten për t’u parë ndryshimet që do të aplikojë trajneri të paktën në javët e mbetura deri në hapjen e merkatos. Humbjet që do të ketë klubi i Teutës nëse të paktën nuk do të arrihet sërish Europa, do të jenë të konsiderueshme, sepse bëhet fjalë për të dytin vit radhazi që skuadra nuk justifikon investimin e bërë. Teuta deri në fund të 2023-shit do të përballet pothuajse dhe njëherë me të gjitha ekipit dhe pauza ndërkombëtare shfrytëzohet për t’u përgatitur për këto takime.
Pas 48 orësh pushim që stafi teknik u ka dhënë futbollistëve menjëherë pas ndeshjes me Erzenin, blutë do të rikthehen të mërkurën në seancat stërvitore dhe gjithë vëmendjen e kanë në eliminim e gabimeve që shfaqen fatkeqësisht në lojë kohët e fundit. Pauza ndërkombëtare shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese i jep hapësirë stafit teknik të punojë me qetësi në shumë aspekte. Ecuria në këtë kampionat e ekipit blu ka qenë mes oshilacioneve. Nëse do të shohim ecurinë e Teutës në këtë sezon, duke e krahasuar me sezonin e kaluar, blutë e Martinit kanë grumbulluar katër pikë më shumë se një vit më parë, në të njëjtën periudhë të kampionatit. Pauza e kampionatin e gjen Teutën me 8 pikë.
Teuta e nisi ketë sezon në mënyrën jo më të mirë të mundshme ku ka arritur 3 humbje 2 fitore, dy barazime duke shënuar 5 gola dhe pësuar 11 gola, ndërsa një sezon më parë pas shtatë javëve të para Teuta kishte 4 pikë. Një skuadër e rindërtuar këtë vit me shumë ndryshime në emra, duket se gjënë e parë që ka përqafuar është mentaliteti i injektuar nga trajneri Edi Martini, i cili vjen nga një vit ku deri në fund luftoi për Europën dhe kërkon nga skuadra jo vetëm të luajë futboll argëtues, por të besojë deri në fund te rezultati, madje në çfarëdolloj situate.