DURRËS, 24 qershor 2013 –Deri në orën 17:20 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 96 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 17 943 vota, ku PS-ja ka 13 710 vota dhe LSI-ja 2 622 vota.
Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 15 283 vota, ku PD-ja ka 10 629 vota, PR-ja 2 804 vota; PDIU-ja 1 170 vota.
Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është zbutur: 2 660 vota më tepër, në favor të “Rilindjes”.
Diferenca midis PS-së dhe PD-së është 3 081 vota më shumë e para.
Ndryshimi midis kunetërve Duka-Koka është 182 më shumë,që ka ish-socialisti.
FRD-ja ka marrë 810 vota, kurse Aleanca Kuqezi 195 vota.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





