JOHANESBURG, 18 prill 2013 –Kompania britanike minerare në sektorin e diamanteve “Petra Diamonds” në Afrikën e Jugut gjeti një diamant shumë të madh dhe të rrallë blu me peshë 25.5 karat.
Në sfondin e lajmit mbi zbulimin me vlerë aksionet e kompanisë u rritën me 5 për qind.
Diamantet blu janë shumë të rrallë.
Disa vite më parë në të njëjtën minierë u gjet një gur i çmuar blu me peshë 26.6 karat.
Pas gdhendjes me faqe diamanti rrëzëllues 7-karatësh u shit në ankand për 9.5 milionë dollarë në maj të vitit 2009.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





