SHBA, 9 shtator 2014 – Çifti i lesbikeve, Vivian Boyack, 91 vjeçe dhe Alice Dubes, 90 vjeçe, u martuan sipas ritit presbiterian pasi kishin bashkëjetuar, që nga viti 1947, ndërsa kishin filluar ta dashuronin njëra tjetrën që në vitin 1942, kur ishin ende adoleshente.
Martesa u celebrua nga priftëresha Linda Hunsaker. Shteti i Ajovës, ku u celebrua martesa, ka lejuar martesat e të njëjtit seks, që në vitin 2009.
Boyack u shpreh se për të ruajtur një marrëdhënie për 72 vjet me rradhë duhet shumë dashuri e durim. Dubes theksoi se nuk është kurrë vonë për të filluar një kapitull të ri në jetë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





