Ndonëse frekuentohen prej vetëm pak muajsh, Kim Kardashian dhe Kanye West duken të destinuar që t’i drejtohen së shpejti altarit. 31-vjeçarja, e cila u vendos në kritika të shumta për përfundimin e martesës me ish-bashkëshortin Kris Humpries pas vetëm 72 ditësh, duket se do të përballet shumë shpejt me “gjunjëzimin” e reperit përpara këmbëve të saj.
Sipas një reviste rozë amerikane, West ka porositur një model të veçantë të një unaze martese, e cila është duke u bërë posaçërisht për të, nga një argjendari e njohur. Spekulimet thonë se këngëtari i ka kërkuar një argjendari të zgjedhur nga ai në mënyrë private, që të përdorë për ndërtimin e unazës në fjalë diamantët dhe rubinët e koleksionit personal të nënës së tij të ndjerë, Dondës.
Një burim pranë këngëtarit konfirmoi se Kanye ka zgjedhur disa prej bizhuterive më të shtrenjta të nënës, përfshi vëthë dhe një unazë rubinësh, për të ndërtuar unazën me të cilën do të kërkojë dorën e të dashurës, vajzës më të njohur amerikane të “reality-show”. Megjithatë, për të caktuar një datë për martesën, West nuk do të varet vetëm nga vullneti i tij, pasi Kardashian duhet të përfundojë më parë proçedurat e divorcit me Humpries.