Shifrat e Erling Halandin që kur iu bashkua Mançester Sitit nga Borusia e Dortmund në verën e vitit 2022, ja vlen që të lexohen dhe analizohen me kujdes.
Që prej transferimit të tij në “Etihad”, sulmuesi norvegjez ka shënuar 64 gola në 67 paraqitje në Premier Ligë.
I dyti pas tij është Mohamed Salah, me sulmuesin e Liverpulit, i cili ka shënuar më shumë gola gjatë së njëjtës periudhë: 38 në 71 ndeshje.
Haland ka raportin më të mirë gol për minuta në historinë e Premier Ligës (llogaritur me minimumi 20 gola).
Ai ka shënuar një gol çdo 85 minuta. Golashënuesi më i mirë i historisë së “Qytetarëve”, Serxho Aguero, ka rekordin e radhës më të mirë me një gol çdo 108 minuta.
Në sezonin e tij të parë te Siti, Haland shënoi 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, një rekord për një lojtar të Sitit.
36 golat e Halandit në kampionat, në sezonin e tij të parë, thyen rekordet e vjetra të Alan Shirerit dhe Andrju Kolit, të cilët shënuan nga 34 secili në tre sezonet e para të Premier Ligës, kur skuadrat luajtën 42 ndeshje.
Halandit iu deshën vetëm 48 ndeshje për të shënuar 50 gola në Premier Ligë, 17 ndeshje më pak se rekordi i mëparshëm Kolit.
Këtë sezon, Haland mund të fitojë “Këpucën e Artë” të tij të tretë radhazi në Premier Ligë. Tieri Henri ishte lojtari i fundit që e fitoi këtë trofe tri herë radhazi në vitin 2004.