Interi arriti të fitonte në “Derbin e Italisë” përballë Juventusit në një sfidë që solli shumë polemika për shkak të arbitrimit, ku pati shumë momente të diskutueshme.

Gjithsesi në Angli kanë zgjedhur të tallen me Juventusi pas disa episodeve, të cilat sipas tyre ishin vërtet të turpshme për t’u bërë.

Në një moment, D’ Ambrozio ngre dorën e tij dhe padashur kap fytyrën e Vlahoviçit.

Pas këtij momenti, serbi shikon njëherë nga mbrojtësi dhe më pas rrëzohet në tokë për të kërkuar penallti, por gjyqtari nuk e shikon të tillë.

Është bezdisëse të shikosh se si një futbollist 90 kile bie si një kumbull në tokë”, shkruhej në një gazetë angleze.

Episodi i dytë që tërhoqi po ashtu vëmendje ishte një përplasje midis Darmian dhe De Ligt në hyrje të zonës, ku italiani gjithashtu e prek në fytyrë holandezin dhe ky i fundit bie në tokë duke pretenduar për një tjetër 11-metërsh, por sërish gjyqtari nuk e akordon.

Këtë episod, anglezët kanë zgjedhur që ta krahasojnë me ngjarjen që ndodhi në ndarjen e çmimeve “Oscar”, ku aktori Uill Smith, qëlloi me shpullë komedianin Kris Rok.