Vinicius Junior pëlqehet në Arabainë Saudite. Sipas asaj që shkruan Marca, në mesin e shumë klubeve arabe që kanë shfaqur interesim është Al-Hilal. Këta të fundit janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat ekonomike të lojtarit dhe të Real Madrid, por ky operacion është mjaft kompleks.
Los Blancos planifikon finalizimin e një kontratë të re me Vinicius në fund të sezonit për t’i dhënë fund spekulimeve të transferimeve. Megjithatë, nëse nuk arrihet një marrëveshje, klubi Mbretëror do të merrte në konsideratë largimin e tij vetëm nëse paguhet klauzola prej 1 miliardë eurosh.
Kontrata aktuale e Vinicius zgjat deri më 30 qershor 2027, me brazilianin që është mjaft i lumtur në Madrid. Në këtë sezon në kampionat, ai ka realizuar 8 gola.