Kavani nuk po kalon një periudhë të mirë te Boka Xhuniorsi.

Sulmuesi uruguajan ka shënuar vetëm 3 gola në 19 paraqitje. Një statistikë mjaft e ulët për një lojtar të nivelit të tij. Në Argjentinë fajësojnë magjinë e zezë për këtë formë të dobët të Kavanit. Në një intervistë për “Ole”, astrologu Armas ka thënë se sulmuesi 37-vjeçar është pre e magjisë.

“Kavani u godit nga magjia e zezë. Parashikimet e yjeve ishin në anën e tij dhe nuk është e mundur që ai të mos shënojë gola. Prandaj mendoj se ai është viktimë e magjisë”, ka thënë Xhorxho Armasi.