Arrestohet në Bruksel shqiptari Ilir Meto, i cili njihej si një nga bosët më të mëdhenj të mafias në Itali. 56-vjeçari ishte koka e një grupi të organizuar shqiptaro-italian dhe ishte shpallur prej 17 vitesh në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare.
Meto, i njohur me pseodonimin “Il Dottore” (Doktori), u dënua me 14 vite burg në mungesë të tij në vitin 2004, e që prej asaj kohe ishte në arrati në Bruksel.
Sipas mediave të huaja, në vitin 2012, ai u dënua përsëri në mungesë, me 15 vite, në të dyja rastet për trafik droge.
Raportohet se Meto u arrestua në Saint-Josse, vend ku jetonte me gruan dhe fëmijët. Ai ishte vënë në përgjim prej kohësh nga skuadra antimafia e qytetit të Leçes, e u mbajt në mbikëqyrje deri ditën e arrestimit.
Emri i Metos ka qenë gjithashtu i lidhur me trafikun e armëve dhe banda italo-shqiptare që ai drejtoi me një grup tjetër krimi të organizuar italo-maroken. Këtë javë ai u dorëzua tek autoritetet italiane, ndërsa do të përballet me 29 vite burg.





