Gjykata e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili ndodhet prej katër muajsh në arrati dhe po kërkohet nga policia.
Gjyqi ndaj tij duket se do fillojë në mungesë. Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar.
Ish-kryebashkiaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, gjë që e kishte fshehur kur kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit.
Prokuroria e akuzon Kajmakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.





