Fluksi i emigrantëve për festat e fundvitit ka rezultuar i ulët këtë sezon në portin e Durrësit.

Burimet zyrtare të Kapitenerisë pohojnë se fluksi është i ulët dhe nuk arriti asnjë ditë pikun e tij pavarësisht se agjensitë e lundrimit dhe autoritetet vendosën që të dyfishojnë lundrimet për çdo ditë.

2 mijë pasagjerë dhe 500 mjete në ditë kanë hyrë mesatarisht këto ditë me katër tragete të vënë në funksion. Emigrantët thonë se do kalojnë pak ditë me të afërmit e tyre për festat e fundvitit.

18 sportele janë në dispozicion por nuk janë vërejtur radhë. Të paktë janë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë që zgjedhin të kalojnë tranzit nga porti me i madh i vendit drejt vendlindjes.

K.H.

Ndjekim emigrantët.