Bari, 7 tetor 2014 – E marta ishte vërtet ditë ters për narkotrafikantët shqiptarë në Bari. Karabinierët të informuar paraprakisht nga burimet e tyre në Shqipëri në dy operazione të ndryshme sekuestruan 42 Kg. heroinë puro të ardhur nga Shqipëria.
Në qytezën e Koratos (Corato) afër Barit karabinierët sekuestruan 20 Kg.heroinë të pastër të ambalazhuar në 40 pako. U sekuestruan edhe 29 kile përzjerës për “prerjen” e heroinës. Në banesë u gjetën dy centrifuga për përzjerjen e heroinës si edhe një presë për presimin e drogës. Heroina dhe përzjerësi u kapën në një banesë të marrë me qera nga një shofer kamioni 40 vjecar,i punësuar nga një kompani transporti e spedicioni nga Rajoni i Lombardisë.
Në rastin e dytë një zonjushë bukuroshe serbe rreth 30 vjece sapo zbriti me makinën e vet Alfa Romeo 157 nga trageti Claudia i Linjës Durrës-Bari,me urdhër të finacierëve italianë, ju nënshtrua kontrollit të makinës. Në makinë u gjetën 21, 294 Kg heroinë e ambalazhuar në 40 pako. Informacioni i kolegëve të financierëëve barezë të stacionuar në Durrës kishte qenë i saktë dhe préciz. Serbja u arrestua në kushtet e flagrancës dhe u dërgua në Burgun e Barit.
/Gj.Th. Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





