Historitë skandaloze të kryeministrit italian, Silvio Berluskonit kanë fitur përherë vëmendjen e medaive. Ai prej vitesh është duke dalë para gjykatave për kryerje marrëdhëniesh seksuale me një të mitur. “Daily Mail” ka depërtuar deri tek dhomat nëntokësore, ku Berluskoni ka organizuar festat famëkeqe me bosa dhe femra plotë.
“Në dhomën bunga, bunga”, shkruan gazeta e famshme britanike, “janë organizuar parti erotike, në të cilën gratë striptise ishin të paguara për seks, edhe pse Berluskoni ka mohuar akuzat, duke thënë se dhoma nuk është përdorur për ndonjë gjë të rrezikshme.”
Berluskoni, 76 vjeç ka fjetur me vajzën belli dancer, Karima El duke i dhënë asaj të hodha dhe stoli. Në atë kohë vajza, El Mahroug, e njohur edhe me emrin Ruby ishte vetëm 17 vjeç.
Në Itali ligjërisht kryerja e marrëdhënieve seksuale me një vajzë nën 18 vjeç, përbën vepër penale. Këto janë fotografitë e para që janë publikuar nga ambientet e festave në vilën e tij në Milano.
Gjyqi në Milano është afër fazës së mbylljes, që rifillon pas një pauze në të cilën, ekipi ligjor i Berluskonit pa sukses u përpoq, që ketë rast ta zhvendos nga qyteti i Milanos, pasi sipas pretendimeve, të tyre klienti ishte i paragjykuar.





