Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, ka apeluar vendimin e Shkallës së parë të GJKKO, e cila vendosi masën arrest me burg.

Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi sipas avokatëve të tij, për të nuk ka prova që e implikojnë në abuzimin me tenderin prej 240 milionë lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Kujtojmë se disa ditë më parë Tushe u arrestua për shpërdorim detyre bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë Lushnje pas një aksioni të SPAK.