Ditën e sotme KQZ dha vendimin për rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie.

Mes tyre përfshihet edhe mandati i Himarës që e ka fituar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për akuzën e shitblerjes votës.

KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.

Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).