Angli, 30 gusht 2014 – Gjykata Mbretërore e Leiçesterit dënoi Erzen Tabakun, 24 vjeç, me 2 vjet e 8 muaj burg. Për Tabakun ky është dënimi i dytë, sepse ndërkohë ai po vuan një dënim prej 18 muajsh burg për vjedhje.
Tabaku u arrestua nga policia angleze në 27 shkurt, sepse gjatë kontrollit të makinës së vet tip Audi ju gjetën 230 gramë kokainë (me vlerë rreth 13 000 stërlina). Policia sekuestroi drogën dhe 580 stërlina kesh, që Tabaku kishte me vete.
Erzen Tabaku, qëndronte ilegalisht në Angli dhe sipas avokatit të tij ai punonte me ndërprerje në lavazhe makinash. Pas përfundimit të dënimit me burg, Erzen Tabaku do të dëbohet nga Anglia për në Shqipëri.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





