Zbardhet dëshmia e Dibran Hoxhës, i njohur ndryshe me nofkën ‘Kobra’, ndërsa ai akuzohet për vrasjen e së martës në Prizren. ‘Kobra’ tha se vëllai i tij, Enver Amrallahu, nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes, por kishte shkuar pasi kishte ndodhur krimi. Pas një konflikti të armatosur mes dy palëve, mbeti i vrarë Visart Cengu nga Kukësi, ngjarje që ndodhi në një lokal nate në Prizren.
“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha i dyshuari Hoxha.
Hoxha tha se Armallahu ka ardhur pasi kishte marrë informacione se “Kobra” ishte vrarë.
Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, ndërsa gjykata ka vendosur t’i lërë të arrestuarit në burg.