Kush e di sa herë gratë kanë pyetur veten se në cilën moshë piqen meshkujt! Nëse keni humbur shpresat, po iu tregojmë një studim se në cilën moshë, kryesisht, meshkujt arrijnë pjekurinë mendore.
Sipas një studimi, të kryer nga Nickelodeon, në kuadër të programit 'Wendell& Vinnie", u dol në përfundimin se meshkujt arrijnë fazën e pjekurisë rreth moshës 43 vjeç, ndërsa gruaja rreth moshës 32-vjeçare, pra 11 vite larg.
Ndërkohë, ky kërkim tregon se 8 gra në 10 deklarojnë se burrat janë ende të papjekur, pavarësisht moshës që mund të kenë.
Ndërkohë që burrat kanë konfirmuar se janë pjekur gjatë një marrëdhënie dhe kanë pranuar të sillen në mënyrë sa më të pjekur të mundshme.





