I pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit se në cilin nga qarqet do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kryeministri Edi Rama refuzoi të jepte një përgjigje konkrete. 

Shefi i qeverisë tha se ai praktikisht është deputet i gjithë Shqipërisë, pasi emri i tij është në listë si kryetar i Partisë Socialiste, por nuk e përjashtoi një kandidim të mundshëm në Shkodër, pasi më parë ka pasur emrin në listën e Vlorës dhe Durrësit. 

“Unë jam praktikisht deputet i gjithë Shqipërisë, në një kuptim, kështu që kush zgjedh PS zgjedh edhe emrin tim aty në një kuptim, kështu që detyrimi është për të gjithë, pastaj në Vlorë edhe në Durrës është shtuar edhe thirrja e gjakut, kam edhe një thirrje nga Shkodra, por nuk e di. Sinqerisht nuk e di”,-deklaroi Rama.