Teksa opozita po mblidhet që të protestojë sot në orën 12:00, Presidenti i Republikës Ilir Meta kujton Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës.

Siç shprehet Meta, në këtë ditë i bashkangjitet nismës globale për të mos harruar viktimat e Holokaustit.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, i bashkangjitem nismës globale për të mos harruar viktimat e Holokaustit në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të mos përsëriten kurrë më”, ka shkruar Meta.