22 shtator 2015 – Sot është Dita Ndërkombëtare pa Makina, dhe në kuadër të kësaj dite, kryebashkiaku i Tiranës ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në një sërë rrugësh të kryeqytetit, ku persona të shumtë do të lëvizin me biçikleta apo në këmbë.
Por kjo nuk pengoi që një makinë të kalonte pranë Bankës së Shqipërisë, pikërisht në qendër të Tiranës dhe të përplaste dy persona me biçikletë.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm dhe mësohet se personat që u përplasën janë jashtë rrezikut për jetën.
/S.L. portali DurresLajm/