Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, Ajola Xoxa është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.
Mbrëmjen që lamë pas ajo e ka shoqëruar bashkëshortin e saj në koncertin e Elita 5, i cili u zhvillua tek Amfiteatri pranë liqenit Artificial të Tiranës.
Siç shohim edhe në foto, Ajola duket në formë mjaft të mirë fizike, ndërkohë që vetëm pak ditë e ndajnë nga ardhja në jetë e vogëlushit.





