Këngëtarja Dafina Zeqiri ka njoftuar ndjekësit e saj në rrjete sociale se është infektuar me Covid-19.

Dafi publikoi mbërëmë në Instastory një selfie, ku shfaqej pa make up e me flokë të çrregullt dhe shkruante:

“Covid-i nuk do që unë të bëj selfie, por në djall shkofsh Covid!”

Në një video të postuar pak para se të njoftonte që është infektuar me koronavirus, këngëtarja shihet pranë të dashurit të saj, Dj Geek.

Sipas “Prive” dyshja është karantinuar bashkë pasi edhe artisti është infektuar me koronavirus.