Pensionistët janë ndër kategoritë që ndiejnë më shumë rritjen e ndjeshme të produkteve ushqimore.

Shumë prej tyre, për shkak të pensioneve minimale, kanë vështirësi të mbyllin muajin, sepse u duhet të paguajnë edhe faturat apo ilacet, që blejnë çdo muaj.

“Buka ka shkuar 1200 lekë, por thonë që do rritet prapë, do shkojë 1500. Ne do ngordhim fare, sepse s’kemi as njerëz”,- thotë një pensioniste, që po blinte disa produkte në tregun e fruta perimeve.

“Çmimet kanë arritur aty, ku ne nuk jetojmë dot më. Unë e kam 120 mijë lekë pensionin, nuk laj dot dritat dhe ujin”,- thotë një tjetër pensionist, që pranon se është bërë shumë e vështirë për të blerë produktet bazë të shportës.

Ndiqni në videon e mëposhtme prononcimet e marra paraditen e sotme në tregun e fruta-perimeve të Durrësit.