Një 43-vjeçar ka rënë në pranga në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Bëhet fjalë për shtetasin E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm u bë arrestiminë flagrancë i E. T.-së, i cili u kap në afërsi të fshatit Glinë, duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.