Megjithëse sot kemi hyrë zyrtarisht në dimër, adhuruesit e notit nuk i tremb data 1 dhjetor.

Ky shtetas i huaj që shihni në videon që “DurrësLajm” po publikon ka notuar për disa minuta në bregdetin e Currilave gjatë paradites së sotme.

Pavarësisht motit të mirë, temperaturat e ulëta nuk janë shumë të favorshme për t’u larë në det, por mesa duket ka nga ata që e sfidojnë motin.