Në Durrës vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve nga ana e personave që i kanë mbajtur ato pa leje prej kohësh.

Nga të dhënat zyrtare policore, mësohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar nga banorët 6 armë zjarri, 7 krehëra, 3 granata dhe 773 fishekë.

Konkretisht, në Komisariatin e Policisë Durrës janë dorëzuar 3 armë zjarri dhe 43 fishekë, në Komisariatin e Policisë Krujë 2 armë zjarri dhe 700 fishekë, ndërsa në atë të Shijakut 1 armë zjarri dhe 30 fishekë.