Një 35-vjeçar është rrahur në Durrës, ndërsa në Shijak një 57-vjeçar nga Maminasi është kanosur në mes të qytetit nga një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim nga policia.
Në të dy rastet kanë nisur procedimet penale për shtetasit e akuzuar respektivisht për veprat penale “Lëndime të tjera me dashje” dhe “Kanosje”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.SH, vjeç 51, banues në Durrës, pasi në lagjen nr 8, ka goditur shtetasin G.M, vjeç 35, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit V.K, vjeç 23, banues në Sukth, pasi në Shijak, ka kanosur me fjalë shtetasin S.B vjeç 57, banues në Maminas. Neni 84 i Kodit Penal.





