Festivali i Flautit Magjik 2017 ka startuar në një mbrëmje të bukur e të veçantë në bregdetin e Adriatikut në plazhin e bukur të Aragostës. Tir Jaz Orkestra me 13 artistë nën dirigjimin e Fatos Qerimajt ka ngjallur një interes të madh te shumë qytetarë e turistë që i drejtohen bregdetit të Durrësit.

Muzikanti drejtues i orkestrës Fatos Qerimaj tha se Festivali i Flautit Magjik që zhvillohet falë mbështetjes së hotel “Aragostës” ka si synim argëtimin e pushuesve të shumtë. Është një ide e bukur, e cila u shërben të gjithë turistëve dhe durrsakëve në këto net të ngrohta vere, ndërsa repertori është mjaft i pasur dhe i larmishëm.

Eduart Xhepa, pronari i hotel “Aragostës”, tha për “DurrësLajm” se sezoni turistik ka filluar dhe operatorët turistikë janë të interesuar për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e artistike me qëllim gjallërimin e jetës artistike për të gjithë turistët.

Ndjekim materialin.  

K.H.