Këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila prej vitesh i është kushtuar pasionit të saj, fotografisë, ka postuar së fundi një video të vogëlushes së saj, Hera dhe të atit.
Rezarta ndan me ndjekësit se i ati i ka mësuar mbesës së tij të shkruajë e të lexojë që në moshën 2-vjeçare, ndërsa tashmë po i mëson shahun.
Me krenari, Rezi tregon se në Durrës të gjithë e njohin si vajzën e komandantit.
“Ky gjyshi ketu na ka mesuar te shkruajme e lexojme qe ne moshen 2 vjeç e gjysem, tani e ka rradhen e trashegimise Shahu. Une ne Durres nga brezi i prinderve tane nuk njihem si Rezarta Shkurta por njihem si vajza e komandantit. Sa shume krenare jam per ty babi.”





