Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video-projekt 3D të hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës.

Investimi në fjalë do të kushtojë 90.45 mln euro dhe sipas kreut të qeverisë, do të bëjë që rruga Tiranë-Rinas të zgjasë 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës vetëm 22 minuta.

“Mirëmëngjes, dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos, ndonëse nuk bëhet me dije një datë konkrete se kur do të nisë puna.