Me dritat ndezur në mes të ditës, bashkia duket se nuk i trembet vlerës së faturës së energjisë elektrike në fund të muajit!

Prozhektorët që përdoren për të ndriçuar hapësirën publike përreth Sfinksit në Durrës kanë qëndruar përgjatë gjithë ditës së sotme ndezur.

Pavarësisht se ndriçimi diellor ishte në kulmin e vet, prozhektorët vazhdonin në bënin dritë në dritë.

Dhe si për çudinë e të gjithëve, askush nuk është kujtuar t’i fikë për të kursyer energjinë, në këtë verë të nxehtë, pa reshje.