DURRËS, 19 shtator 2014 –  Në Durrës zbulohen sekrete VIP-ash të kinemave shqiptare dhe turke. 

Në mediet e Ankarasë dhe Stambollit janë publikuar foto të “Sulltaneshës” së kinemasë turke Tyrkan Shoraj (Türkan Şoray) me aktorin shqiptar dhe turk Shyqyri Çaushaj para pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” të Durrësit në ditët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.

Sikurse është bërë e ditur, çerkezja e bukur e filmit  Shamikuqja (prodhim i vitit 1976), aktorja, regjisorja dhe skenaristja Tyrkan Shoraj mori  Gladiatorin e Artë, një gladiator karriere; po ashtu pati një pritje të ngrohtë në publikun bregdetar

Kurse Aktori Shyqyri Çaushaj është në kastin e filmit  Amaneti të regjisorit Namik Ajazi; ku në Durrës fitoi si film çmimin e publikut.

Shtypi turk vlerëson filmin “Amaneti”, ku krahas Amos Zaharias, Eva Alikajt, Alfred Trebickës, Sadush Yllit, Sulejman Dibrës, Sokol Angjelit, interpreton dhe Shyqyri Çaushaj.

Çaushaj ka qenë aktiv jo pak gjatë këtyre kohëve në skenën teatrore; por i larguar në Turqi për studime të tjera pasuniversitare ku nuk ka munguar dhe angazhimi i tij në disa filma atje; në filmin “Amaneti” interpreton rolin e një djali të pushtetarit në vitet ’80.

Ka dhe një përkim interesant edhe me “Bred Pitin e Turqisë”, aktorin e adhuruar në Shqipëri në serialet turke (GymyshiMeneksheja dhe HaliliDashuri e ndaluarEzelKuzej Gynej), Kıvanç Tatlıtuğ.

Në Durrës, filmi më i fundit i Tatlıtuğ-ut, tani në ekranin e madh,  Ëndrra e fluturës (Kelebeğin Rüyası), prodhim i vitit 2013 (shih poshtë një foto nga filmi), ka fituar çmimin e Filmit më të mirë Ballkanik.

Sipas Wikipedia-s, “Kuzej” Kıvanç Tatlıtuğ ka gjak shqiptar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/