Të gjithë mediat gati zyrtarizuan sot se çifti më i përfolur i showbizit do të bëheshin prindër për herë të parë.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë padyshim çifti më i përfolur i momentit kjo dhe për shkak të lajmeve që kanë qarkulluar prej kohësh në lidhje me një shtanzani të mundshme të Einxhel.
Einxhel ka zgjedhur t’u përgjigjet me disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç Dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.
“Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”, ka shkruar më tej Einxhel, ndërsa duket se edhe është argëtuar me situatën e krijuar, duke ndarë me ndjekësit një video në TikTok, ku improvizon Marigonë.
Çifti u njohën në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ dhe përjetuan emocione të forta brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri ku u përballen me sfida të shumta që shumë herë dukeshin që do e thyenin lidhjen. Por ja ku jemi sot ata janë bashkë dhe po shijojnë pushimet krah njëri-tjetrit dhe duket se janë më të dashuruar se kurrë.