Këngëtari Kastro Zizo ka treguar së fundmi emrin e një personazhi të famshëm me të cilin nuk ka muhabet.

Teksa ishte i ftuar në emisionin  “Pop Culture” në Top Channel, ai u shpreh se nuk ka raport të mirë me gazetarin Blendi Fevziu.

“Kurrë s’e kam kuptuar, por unë nuk flas me Blendi Fevziun, nuk e di pse. Mesa mbaj mend nuk jemi zënë. Nuk kam qenë kurrë tek studio e tij, që ai ka marrë nga balta deri tek kryeministri njerëz shumë të nderuar. Kam përshtypje se do ta ketë me mua, mbi figurën që unë kam krijuar dhe ai duke qene pak klishe, njeri intelektual, ndoshta nuk e di pjesën time që emri im i parë është intelektual ilir dhe gjithë këtë pjesën tjetër e kam bërë se kështu më është tekur mua”, është shprehur ai.