Një burrë është arrestuar, pasi ka postuar në rrjetin social Facebook një njoftim ku deklaronte se shiste fëmijën e tij për 11 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Punjab në Indi.

Burri bënte të ditur se shiste një fëmijë të sapo lindur për një shumë prej 800 mijë rupi, rreth 11 mijë euro.

Policia ka zbuluar së fëmija i sapo lindur ishte rrëmbyer nga tre persona.

Fëmija i ishte rrëmbyer mbesës së një prej burrave të arrestuar.

Xhaxhai i kishte thënë mbesës se fëmija kishte lindur i vdekur.

Por gruaja nuk e ka besuar deklaratën e xhaxhait dhe ka bërë denoncimin në polici.

Pas hetimeve, rezultoi se pjesë e rrëmbimit ishte dhe një infermiere në spital, e cila kishte marrë 650 euro si shpërblim.

Policia tha se ka arritur të arrestojë të gjithë bashkëpunëtorët në rrëmbim, përveç xhaxhait që ideoi gjithë ngjarjen, i cili ka arritur të largohet nga zona ku banonte.