Moderatorja Bora Zemani festoi një ditë më parë 30-vjetorin e lindjes. Urimet në rrjetet sociale ishin të shumta, ndërsa vetë Bora festoi me miqtë e saj në mbrëmje.

Megjithatë, sërish u komentua e shkuara e saj me aktorin Donald Veshaj. E gjitha nisi kur mbi shtëpinë e “Big Brother VIP” fluturuan tre parashuta. Në njërën prej tyre, me shprehjen “Dashuria nuk duhet të jetë një sekret”, shënohet dhe data 9 janar. Beatrix filloi të dyshonte dhe Donaldi i tregoi se kjo datë është ditëlindja e ish-partneres së tij. Këngëtarja u tregua mirëkuptuese, duke i thënë se është pjesë e historisë së tij dhe “këto gjëra janë diskutuar që në fillim”.

Ndërsa gjatë festës së Borës, këngëtarët Klajdi dhe Bruno kanë afruar moderatoren pranë vetes teksa këndonin “Kush të ndau prej meje…Kush ta mbushi mendjen?” Bora është larguar dhe gjithë situatën e ka marrë me të qeshur.