Nga data 4 Janar e vitit të ardhshëm do të nisë të aplikohet tarifa për të gjithë automjetet që do të qarkullojnë në aksin Thumanë-Kashar. Njoftimi është bërë nga shoqëria koncesionare “G2 Infra”, e cila së bashku me “Gener 2”, kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të aksit rrugor për një periudhë 35-vjeçare.
Siç dihet, tarifa e kalimit në këtë rrugë është 2.1 Euro për të gjithë automjetet.
Aksi Thumanë-Kashar ka gjatësi 21 km dhe është ndërtuar me fonde të kompanisë koncesionare.