Së fundmi pjesë e mediave turke është bërë aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj.

Ajo po luan rolin e ‘Ambasadores Kulturore të Kosovës’ në Turqi, duke kontribuar në thellimin e bashkëpunimit midis aktorëve shqiptarë dhe atyre turq.

Arbnora ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishëm dhe thuhet se ka nisur edhe xhirimet për të qenë pjesë e një filmi turk.

Madje, disa media turke shkruajnë se Arbnora do të  luajë rolin e partneres së  Kenan Imirzaliogu, aktorit të njohur për rolin e Ezelit.