11 maj 2015 – Prej 5 vitesh banorët e Fllakës në Durrës nuk kanë ujë të pijshëm. Janë rreth 30 familje që paguajnë faturat, ndonëse uji u mungon. Ata u ngritën sot në protestë, duke deklaruar se ndërhyrjet pa kriter në rrjetin e kanalizimeve i kanë lënë pa ujë dhe për këtë arsye u duhet ta blejnë atë.

Banorët kërkojnë nga autoritetet zgjidhjen e problemit të tyre, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”