Një dite me pare, në ditën ndërkombëtare të nënave, këngëtarja Elvana Gjata ka zbuluar se e ëma e saj, Donika është infermiere dhe është në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit.
Përmes një postimi në Instagram, Elvana uroi të ëmën, ndërsa nuk mungoi një falenderim për bluzat e bardha.
“Askush nuk do të të dojë aq shumë sa nëna…Falenderim dhe përulje për të gjithë doktorët dhe infermierët, për gjithçka që kanë bërë dhe bëjnë ende për ne në këto kohë të vështira.. Heronj të vërtetë! Gëzuar ditën e nënave”, shkruan këngëtarja.





